X

Rekord infeksionesh në Prishtinë, brenda 24 orëve 102 raste të reja

Kosova ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus, por vatra më e nxehtë në vend mbetet Prishtina.

Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, ditën e sotme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ne kryeqitetin e Kosovës janë regjistruar 102 të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse. Ndërkohë së fundmi në të gjithë Kosovën u regjistruan 195 raste.

Ndër të tjera ai është shprehur se për një muaj e gjysmë rastet me Covid-19 në Prishtinë janë dhjetëfishuar sakaqë ka shtuar se pritet që nga mesi i muajit të ketë një rënie të rasteve.

“Secila masë jo vetëm ajo por edhe të tjerat që janë të nevojshme në prerjen e zinxhirit janë të mirëseardhura, dhe mendojmë që do të kemi rënie të këtyre rasteve nga mesi I këtij muaji.”– është shprehur ai.

Në Komunën e Prishtinës që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 1002 raste me koronavirus, nga ta 742 janë ende aktiv, 255 janë të shëruar, ndërsa 5 persona kanë vdekur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kryemadhi pozon mes të rinjve: Jeni kryefjala e LSI. Qeverisja e nesërme nis me ju

"Kryefjala e LSI-së janë të rinjtë". Kështu shprehet Monika Kryemadhi në postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale....

Close