X

Arrestohet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës


Pas shumë kohësh që ishte i shpallur në kërkim është arrestuar ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Kajmaku ndodhet tashmë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kujtojmë se Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Kajmaku është denoncuar nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.

Pas kësaj, ai u shpall në kërkim për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra.

Kjo, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pas vendimit të KQZ për shkarkimin e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/