X

Arrestimi i Agim Kajmakut, reagon policia


Policia e Tiranës ka dhënë njoftim zyrtar për arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku.

Blutë bëjnë të ditur se Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht Kajmaku po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim:

-A. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ish-deputeti i LSI ‘shuplakë’ Ramës: Në kulmin e krizës, ku borxhi ka kaluar 80%, ky rrit buxhetin për infrastrukturën

Ish-deputeti i LSI-se, Përparim Spahiu ka akuzuar kreun e qeverise se në kulmin e krizës financiare, ku borxhi ka kaluar...

Close