X

Shefja e Infektivit nxjerr bllof Ramën: Komiteti i Ekspertëve sugjeroi, vendimet i mori qeveria

Për gjatë gjithë kohës që nga fillimi i pandemisë, kryeministri Edi Rama është fshehur pas të ashtuquajturit Komitet të Ekspertëve, që sipas tij, ka marrë të gjitha vendimet. Rama e ktheu në refren se, mbyllja dhe hapja, karantina dhe testimet nuk vareshin prej tij, por ishin vendime që kishte marrë ky Komitet.

Por një variant tjetër dha mbrëmjen e së shefja e Repartit Infektiv, Najada Çomo e cila është pjesë e këtij komiteti. Në një intervistë që ajo dha për emisionin “Open” në TCH ajo tha se Komiteti i Ekspertëve nuk merr vendime, por vetëm jep sugjerime. Çomo tha se vendimet i merr qeveria.

“Unë jam pjesë e Komitetit të Ekspertëve dhe ne kemi bërë sugjerime. Komiteti është këshillues, vendimet i merr qeveria. Ne nuk marrim vendime, por sugjerojnë tek qeveria që të marrë masa siç ne e shikojnë të arsyeshme. A jemi dëgjuar? Unë kam pasur komentet e mia dhe mund të them që fjala ime është dëgjuar për kërkesat që kam pasur sa i takon Spitalit Infektiv për ilaçet, respiratorët apo masat mbrojtëse”, – u shpreh Çomo.

Më herët edhe anëtari tjetër i Komitetit të Ekspertëve, Tritan Kalo ka deklaruar se ata nuk marrin vendime, por vetëm bëjnë sugjerime

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME
PARALAJMËRIMI/ Rakacolli: Koronavirusi vijon të jetë agresiv njëlloj si në mars, jeta këtë vit s’do të jetë e njëjtë

Për të folur më tepër rreth situatës së Covid-19 në vendin tonë, e ftuar në “Mbrëmja në Abc” ishte kryetarja...

Close