X

Pastori: Grupe satanike qarkullojnë në Shqipëri, me familjen Josifi mund të jetë bërë eksperiment

Pastori Akil Pano ka deklaruar se në Shqipëri lëvizin grupe te rrezikshme njerëzish që praktikojnë satanizmin dhe ekzorcizmin.

Mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e “Open”, Pano tha se ata njerëz që futeshin me çanta në shpinë në shtëpinë e familjes Josifi nuk dukeshin normalë.

Akil Pano shtoi më tej se gratë e familjes Josifi mund të jenë bërë edhe pjesë e një eksperimenti njerëzor, për të parë se sa mund të përballonin.

“Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri. Këta individë mund t’i jenë nënshtruar një eksperimenti njerëzor se deri ku do të mbërrijnë. Njerëz me çanta në shpinë që futeshin dhe dilnin nga shtëpia e tyre. Ka dhe grupe që praktikojnë ekzorcizmin…Ne u izoluam për disa javë gjatë pandemisë dhe unë merrja qindra mesazhe që njerëzit i kishte kapur depresioni. Kjo gjë nuk ishte normale,” tregon Pano.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Masat kundër COVID-19, Eksperti Dasho: Respektimi i karantinës detyrë e mjekëve, jo e policisë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. I ftuar në emisionin “360gradë”...

Close