X

Masat kundër COVID-19, Eksperti Dasho: Respektimi i karantinës detyrë e mjekëve, jo e policisë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. I ftuar në emisionin “360gradë” në RTV Ora, mjeku Dasho tha se respektimi i karantinës është detyrë e mjekëve dhe jo e policisë.

“Policia ka detyra të tjera, por kjo është detyrë e mjekëve. Sot ka mënyra se kontrolli i respektimit të karantinës të kryhet pa qenë nevoja që t’i drejtohemi masave ligjore. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të Evropës dhe të dhënat e pacientit janë të shenjta e nuk mund të jepen emrat e pacientëve”, tha Dasho.

Më tej ai ka folur dhe për publikimin e emrave të pacientëve, duke e quajtur një skandal që nuk duhet të ndodhte kurrë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Siguria rrugore, “bilanc lufte” me aksidentet në vend

Siguria rrugore vijon të jetë një nga çështjet problematike dhe që kërkon më shumë vëmendjen e autoriteteve. Vetëm ditën e...

Close