X

COVID-19/ Italia raporton sërish numër të ulët të fataliteteve në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit të hënën, Italia ka raportuar tetë vdekje nga koronavirusi, ka bërë të ditur agjencia Civile e Mbrojtjes.

Numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 34,869.

Në anën tjetër, Gadishulli ka raportuar edhe 208 raste të reja të infektuara me virusin që po shkakton sëmundjen Covid-19.

Aktualisht, shteti evropian ka 14,709 raste aktive me virusin korona.

Shtretërit e njësive të kujdesit intenziv në spitalet italiane janë të zëna nga gjithsej 72 pacientë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Shkodër/ Makina përplāset më murin, ndërron jetë 28-vjeçarja (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin Shkodër-Bardhaj, me pasojë vdekjen e L. H.,28 vjeçe, e cila...

Close