X

Aksident në Tiranë, autobusi përplās të miturin (EMRI)

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë. Një autobus ka përplāsur një të mitur i cili po lëvizte me biçiklete.

Mësohet se i aksidentuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobuz me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet ​ në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Xhelal Mziu dorëhiqet nga PD e Kamzës, kërkon të bëhet deputet

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka shfaqur ambicjen e tij për të ngjitur më tej shkallët e politikës. Nga sot,...

Close