X

71 raste të reja me koronavirus, ndërrojnë jetë tre persona


Vijojnë shifrat e larta të të prekurve nga koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi 71 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa raportohet dhe për tre persona që kanë ndërruar jetë. Krahas mjekut kanë ndërruar jetë edhe një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçar nga Tirana.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1 702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1 183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
VIDEO/ Basha: Nuk premtoj mrekulli, 100 milionë euro subvencion për fermerët

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga fushat e Progrit, ku është takuar sot me fermerët, ka bërë një premtim, një zotim, që...

Close