X

Zgjedhjet në universitete më 30 korrik/ Mbyllet zyrtarisht afati i regjistrimit të kandidatëve


U mbyll sot në orën 16:00 afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në universitete.

Në Universitetin e Tiranës janë 3 kandidatët për rektor, Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani, të cilët shpallën kandidaturën pasi Ministria e Arsimit dhe Sporteve përcaktoi 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Por ndërsa kjo datë u kundërshtua nga shumë akademikë, duke u nisur nga situata e krijuar me përhapjen e pandemisë, duket se qeveria nuk i ka marrë parasysh.

Më herët edhe rektori aktual Mynyr Koni vendosi të mos njohë Këshillin Institucional Zgjedhor si të ligjshëm. Ai shkarkoi nga detyra 5 anëtarët e KIZ, ndërkohë që Senati i UT-së është shprehur se këta të fundit duhet të ushtrojnë mandatin deri në përfundim të zgjedhjeve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Luan Baci: Katastrofa Subashi dhe hajduti Rama po falimentojnë bizneset në plazhin e Semanit në Fier

Kreu i PD-së së Fierit, Luan Baci përmes një statusi në Facebook, thotë se plazhi i Semanit që cdo vit...

Close