X

Video e Ramës që po gajas gjithë dynjanë

Në konferencën për shtyp me homologun e ri të Kosovës Avdullaj Hoti ka tërhequr vëmdjen një moment gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë së Tiranës mbajti një fjalim të gjatë dhe të mbushur me shprehje frazeologjike ndryshe nga Hoti, përgjigjet e të cilit ishin telegrafike dhe jo më shumë se dy fjali.

Por Rama që e mban veten si orator të madh ngeci kur gjoja nuk i kujtohej shprehja “ha bukën e turkut dhe bën duanë e kaurit”.

Duke dashur që ta shmangë po kërkonte një dalje nga situata, duke thirrur në ndihmë edhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Pas shumë përpjekjesh, dikush zbuloi në sallë se, kjo shprehje mund të ishte edhe “ha bukën e mikut dhe bën duanë e armikut”. Por, kaq ka mjaftuar që ky moment të bëhet viral në shumë faqe online.

 

/Lapsi.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
I shpëtoi tragjedisë së 11 shtatorit, amerikani vdes nga koronavirusi

Një burrë i cili u bë i njohur nga një fotografi, teksa shfaqej duke vrapuar pasi kulla jugore e Qendrës...

Close