X

Shkon në nëntë numri i të infektuarve me Covid në Dibër, konfirmohet një rast i ri


Një rast i ri është konfirmuar sërish me koronavirus në Dibër duke e çuar në 9 numrin e të infektuarve në këtë qark.

Burime për Abc News bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit  janë zhvilluar 23 tamponë, ku  ka rezultuar pozitiv vetëm një rast në Peshkopi.

I infektuari është një nga familjarët e dy rasteve të para , të cilat u infektuan në QSUT.

Ndërkohë këtë të dielë në vendin tonë janë konfirmuar pozitive me koronavirus 74 raste të reja duke e çuar në 2893 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave deri më tani është 76.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Punojmë natë e ditë kot”, fermerët në Pogradec i ankohen liderit të opozitës, Basha: I vetmi vend që s’jep subvencione. Tre shtyllat ku do fokusohet PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dëgjuar nga afër shqetësimet e fermerëve të zonës së Pogradecit, të cilët nuk kursyen...

Close