X

“Pacienti me shenja klinike s’testohet”, PD denoncon, Spahia-Manastirliut: Në spitalin e Shkodrës s’ka tamponë, të ka dalë situata jashtë kontrollit


Partia Demokratike denoncon se në Shkodër ka mungesë tamponësh. Bardh Spahia, ish-deputet i PD në këtë qark, shkruan në rrjetet sociale se një pacient me klinikë COVID, ka kërkuar të testohet në këtë spital, por i është thënë se nuk ka tamponë. Më tej, ai thotë se e njëjta situatë është edhe me të gjithë pacientët që kërkojnë testim në numrin e urgjencës 127.

DENONCIMI I PLOTË:

Sipas një denoncimi që vjen nga Spitali i Shkodrës, një pacient me shenja klinike kërkon të testohet, por i thuhet se nuk ka tamponë!!! Raste të ngjashme janë denoncuar edhe nga ata që kontaktojnë numrin e urgjencës dhe u mohohet testimi edhe pse me shenja të qarta klinike, e të mendosh që Italia fqinje bën 50 mijë teste në ditë. Vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi një situatë të dalë jashtë kontrollit tashmë, si në qendrat spitalore ashtu edhe në institucionet publike.

Eshtë jetike për të gjithë që të shtohet kujdesi! Ama shteti duhet të bëjë detyrën e tij, të kryejë sa më shumë testime, e sidomos t’u përgjigjet personelit shëndetësor e qytetarëve, që kanë nevojë për tamponë!  Nuk kontrollohet situata me shfaqje prej polici nëpër biznese, zonja ministre e shëndetësisë!!! Atë punë e bëjnë fare mirë strukturat e ngarkuara me ligj e vartësit tuaj!

Detyra juaj parësore është këputja e zinxhirit të infektimit në qendrat spitalore, c’ka nuk po e bëni!!! Eshtë skandaloze në këtë situatë, kur shifrat e të infektuarve e viktimave janë në rritje, të thuhet se nuk ka tamponë!!! Ky quhet dështim për të siguruar jetët e qytetarëve zonja ministre dhe nuk e mbuloni dot duke luajtur policësh! Eshtë papërgjegjëshmëri të mos bësh punën për të cilën paguhesh, sidomos kur situata të ka dalë jashtë kontrollit!!!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Muzikë live dhe balerina në lokale nate”, 2 administratorë dhe 7 vajza përfundojnë në polici. Dalin detajet, ja çfarë ka ndodhur

Dy administratore lokalesh dhe 7 balerina kane perfunduar ne polici, pas nje kontrolli qe poicia e Durresit ka bere ne...

Close