X

Iniesta i ndryshoi jetën, historia e pabesueshme e tifozit që u paralizua dhe kërkoi TV-në në spital


“Goli i Iniesta më shpëtoi jetën”, thotë Luis María Diez Pícazo, një personazh i panjohur, por që i ndryshoi jeta pas finales së Kupës së Botës, Spanjë-Holandë, në vitin 2010. Mesfushori, me golin e tij vendosi gjithçka dhe nuk kishte spanjoll që nuk festoi.

Luis, tashmë një tjetër njeri nga ajo ditë, doli të festonte me miqtë e tij. Sigurisht ishte e pamundur të mos e kthente ndonjë gotë më tepër. Spanja ishte kampionia e re e botës dhe ai po shijonte gjithçka, deri në momentin që u rrëzua në një burim uji dhe rrezikoi të vdiste.

Miqtë e tij e shpëtuan dhe menjëherë e dërguan në spital, aty ku edhe mjekët u kujdesën për të. Fatkeqësisht kishte pësuar një dëmtim të rëndë në shtyllën kurrizore dhe mbeti i paralizuar. Gjithsesi Luis kurrë nuk u dorëzua, madje mendon se ka fituar shumë nga ai aksident.

“Aksidenti më ka dhënë më shumë gjëra se sa më ka marrë. Goli i Iniesta më dha jetë”, tregon për “Marca” Luis, i cili ka marrë edhe një mesazh mbështetës nga mesfushori që bëri epokë me Spanjën dhe Barcelonën.

“Duhet të nisja nga e para. Të mësoja gjëra si një fëmijë. I thashë vetes: ‘Bëj gjithçka që duhet bërë”, shton 46-vjeçari, i cili zbulon edhe kërkesën e tij për infermieren që ndodhej në dhomë kur doli nga koma.

“Mbaj mend që u zgjova nga koma dhe i thashë infermieres të më sillte një TV, pasi doja që të shikoja festimet. Më tregoi për puthjen e Iker dhe Sara dhe gjithçka kishte ndodhur në Madrid. E kisha humbur atë pjesë…”, shton i emocionuar Luis, i cili edhe pse lëvizën përmes një karroce, i pëlqen të zhytet në ujë, të luajë tenis apo të bëjë edhe serf.

“Kisha dy vite pa u marrë me sport dhe u bëra si një fuqi. Gjithsesi e ndryshova situatën. Shita karrigen time të tenisit dhe të çiklizmit dhe tani kam një që është copë-copë, por është kjo që është.

Sporti është motivimi im, por kurrë nuk ankohem. shkoj në palestër dhe jam gjithmonë duke bërë diçka. Jeta është shumë e bukur për të humbur pjesë të saj”, rrëfen Luis, një njeri që motivon këdo që kalon situata të vështira, si ajo që i ndodhi atij një moment gëzimi

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine, SPORT
Aktori zbulon detajin e pazakontë: Si e bëra për të qarë Elvana Gjatën në film

Në studion e emisionit “E Diell” ishte i ftuar aktori Koço Devole. Përpos të gjitha telekomedive, vitet e fundit Koçon...

Close