X

Harta/Numrat në Infektiv shënojnë rekord, cilat janë qytetet ku janë aktivizuar papritmas raste me Covid 19


Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv, ndërkohë që numri i të shtruarve ka shkuar në 89, një shifër kjo nga më të lartat që prej fillimit të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime, nga të cilët kanë dalë pozitiv 74 raste. Ajo që të bie në sy nga rastet që janë zbuluar në 24 orët e fundit, janë aktivizimi i disa vatrave në Berat dhe në Pukë, dy prej qyteteve që kanë shënuar numër minimal të rasteve. Ndërkohë që numrin më të lartë të të prekurve ditor vazhdon që ta mbajë Tirana, një shifër kjo e pritshme, duke iu referuar numrit të të gjithë popullsisë në kryeqytet.

Sherndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 22 në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e madhe dhe nga një rast, në Lushnje, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Shtrimet po shtohen çdo ditë e më tepër”, kritike situata në Infektiv. Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar

Nderkohe qe dy paciente te tjere e kane humbur sot betejen me koronavirusin ne vend, duke e cuar ne 76...

Close