X

Greqi, konfirmohen nëntë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit


Vetëm 9 raste të reja të Covid-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Greqi, nga të cilat 7 “të importuara”.

Më konkretisht, shtatë rastet u identifikuan gjatë kontrolleve të kryera në portat hyrëse të vendit, ndërsa njëra vinte nga Njësia Rajonale Xanthi dhe tjetra nga Njësia Rajonale Kastoria.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 3519. Asnjë vdekje e re e pacientëve nuk është raportuar me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 192 vdekje.

Mosha mesatare e pacientëve që kanë vdekur është 76 vjet. Numri i pacientëve të trajtuar në intubacioni është 11.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Koronavirusi/ Kosova kthen orën policore, kufizohet lëvizja, mbyllen lokalet gjatë natës. Ja masat e reja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejshme...

Close