X

“Fuqia blerëse ka rënë në zero, më mirë t’i vë çelësin e të iki”- Bizneset në Korçë i ankohen, Basha: Kjo situatë s’do vazhdojë për shumë gjatë, plani ynë ekonomik…


Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot në Korçë, ku takoi pronarë të biznesit të vogël, të cilët iu ankuan kryeopozitarit për rënien e fuqisë blerëse.

Mos e pyet, s’kam shitur fare, 3 orë asgjë! Më tepër hedh se sa shes”- u shpreh një pronar dyqani ushqimoreje. Të njëjtën gjë thotë edhe pronari i një magazine të madhe shpërndarjeje, “Vijmë në punë sa për muhabet, xhiroja skandal fare. Ka rënë 70 përqind xhiros! Ushqimet bazike kanë rënë me 70 përqind!” – tha pronari i një magazine shpërndarjeje ushqimore.

Ndërkohë, disa prej tyre ankohen për pagesën e taksave dhe sigurimeve si çdo herë tjetër, edhe pse shprehen se kanë marrë borxhe në mënyrë që të vijojnë ushtrimin e aktivitetit.

Borxhet janë shtuar, më mirë t’i vë çelësin e të iki. Mallra janë stoqe ngaqë nuk i shesim dot. Sigurimet i kemi, na kanë futur me TVSH. Do marr kredi të paguaj sigurimet, nuk i paguaj dot nga xhepi. Mua s’më ngel asnjë rrogë”- tha pronari i një biznesi.

Basha, tha se kjo situatë “nuk do të vazhdojë për shumë gjatë kështu”, ndërsa tha se “ndryshimi do të vijë menjëherë me programin ekonomik të Partisë Demokratike”.

Sipas tij, biznesi i vogël  do të jetë edhe prioriteti numër një i PD kur të vijë në pushtet.

Së pari, do të çlirojmë biznesin nga ankthi, nga klima e tmerrshme e biznesit në të cilën është zhvendosur për shkak të terrorit qeveritar dhe të administratës duke futur në karantinë inspektoratet. Në mënyrë që këta njerëz të mos përballen nga mëngjesi deri në darkë sa ngrenë qepenat, ulin qepenat me inspektorë, me lloj-lloj taksidarësh që vijnë sa për xhepat e tyre edhe për xhepat e pushtetarëve. Së dyti duke vendosur një sistem taksash konkurrues për rajonin, sa i përket biznesit të vogël, 140 milion lekë e poshtë do të kenë një taksë 0.5% e xhiros vjetore. 

Çdo taksë tjetër lokale apo qendrore, çdo tatim tjetër do të zhduket. Do të ketë vetëm një taksë dhe asnjë tarifë tjetër. Së treti, për biznesin e madh ne do të vendosim taksën e sheshtë 9% e cila do të synojë që më shumë para të mbeten për investime, për hapje vende pune, të cilat natyrisht për çdo vend të ri pune do të thotë më shumë konsum. Dhe më shumë konsum do të thotë edhe më shumë mundësi edhe më shumë të ardhura në xhepat e njerëzve edhe më shumë xhiro për sipërmarrjen. Ky është prioriteti numër një i Partisë Demokratike, i programit tonë ekonomik. Ky është prioriteti numër një i qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme dhe ky është prioriteti im i parë dhe kryesor, ekonomia juaj, punësimi dhe mirëqenia”- tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shkencëtarët: COVID edhe më i rrezikshëm; përhapet nga ajri

Gazeta The New York Times shkruan se një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende të ndryshme do të botojnë në një...

Close