X

Transportonin lëndë narkōtike, arrestohet shoferja dhe dy persona të tjerë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit. Sipas njoftimit të policisë, tre shtetasit kanë qenë duke transportuar lëndën narkōtike me makinë dhe njëri prej tyre për të shmangur kapjen nga policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen.

Një prej tyre për të shmangur kapjen nga Policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen.

Strukturat e Hetimit të Krimit, Policia Kufitare, Komisariati Pogradec, Policia Rrugore dhe Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë kanë bashkëpunuar për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit e shitjes së narkōtikëve.

Në njoftimin për e policisë bëhet e ditur se janë sekuestruar 14 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike kanabis, ndërsa të arrestuarit janë A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”); E. Ç., 22 vjeç, banues në Librazhd dhe E. H., 23 vjeçe, banuese në Durrës.

Informacioni:

Në vijim të punës për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në drejtimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të lartpërmëndura është finalizuar operacioni policor i koduar “Lini”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).

E. Ç., 22 vjeç, banues në Librazhd.

E. H., 23 vjeçe, lindur në Librazhd e banuese në Durrës.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa persona po lëviznin në aksin rrugor Lin-Pogradec, me një mjet tip “Ford”, ku dyshohej se mund të transportonin lëndë narkotike menjëherë u organizua puna dhe në hyrje të Pogradecit u bë konstatimi i këtij mjeti me drejtuese 23-vjeçaren dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë.

Në momentin që Policia iu ka dhënë shenjë të ndalonin, shtetasi A. P., ka tentuar të largohej nga mjeti duke u hedhur në liqen por u kap nga shërbimet dhe u ndalua.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas po udhëtonin, në bagazh, iu gjet një sasi prej 14 kg e 300 gr kanabis si edhe në banesën e shtetasit E. Ç., u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Infermierja infektohet me Covid-19/ Karantinohet i gjithë reparti i gjinekologjisë

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë, ndërsa katër prej tyre...

Close