X

Rritja e rasteve me Covid-19, Spanja rifut në karantinë 200 mijë persona

Autoritetet në Spanjë kanë rifutur në karantinë të paktën 200,000 persona në provincën Lleida, rajoni i Katalonjës.

Rikthimi i izolimit vjen si shkak i numrit në shtim të të sëmurëve me Covid-19. Ky është kufizimi i parë që vendoset në vend që pas heqjes së gjendjes së emergjencës më 21 qershor.

“Kemi vendosur të zbatojmë kontrolle të perimetrit rreth Segrià (qarkut) në përgjigje të të dhënave që konfirmojnë rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve Covid-19,” njoftoi presidenti rajonal katalunas Quim Torra në një konferencë për shtyp.

Izolimi filloi në mesditën e së shtunës dhe përfshin kryeqytetin krahinor të Lleida-s.

Zbatimi i rregullave do të monitorohet nga 24 pika kontrolli policie rreth perimetrit të qarkut, duke parandaluar lëvizjen brenda dhe jashtë. Spanjë, një nga vendet më të prekura nga pandemia në Evropë, numëron deri më sot 297,625 të infektuar me koronavirus dhe 28,385 vìktima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Nis firmosja e peticionit për shtyrjen e zgjedhjeve në Universitete/ Ja argumentet e Këshillit Studentor

Këshilli Studentor Shqiptar, një nga zërat më të fortë gjatë protestës së studentëve, i ka kërkuar Ministres së Arsimit, Besa...

Close