X

Robert Budina i rikthehet protestave: Me demek më nxorrën me koronavirus, takova mijëra njerëz dhe nuk më zuri, lufta për të drejtën na bën imunë

Regjisori Robert Budina është shfaqur për herë të parë në publik pasi u deklarua nga ISHP se ishte prekur nga COVID-19.

Budina edhe sot e kësaj dite ka dyshime se është prekur ndonjëherë nga COVID-19, bashkë me vëllain e tij Edmond Budinën, pasi u infektua në spital ku takoi disa njerëz, kurse kur takoi mijëra njerëz në protestë nuk e kapi koronavirusi.

Madje ai bën thirrje qytetarëve të luftojnë për të drejtën pasi kjo dëshirë i bën më imunë.

“Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Sepse dhe unë me demek më nxorrën me koronavirus se nuk dimë si është e vërteta. Kur erdhi fundi, rashë në kontakt me njerëz në spitalin infektiv. Kurse në protesta kur takova me dhjetëra mijëra njerëz nuk e mora. Mbase dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën edhe më imunë.” tha Budina.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Koronavirusi po prek moshat e reja”, apeli i mjekut: Zbatoni me kujdes këto këshilla

Mjeku Tritan Kalo nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” i bën sërish apel qytetarëve që të mos neglizhojnë respektimin...

Close