X

Rama-Basha-Meta-Veliaj bëjnë ‘paqe’, bashkë në festën e SHBA


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foto nga darka e organizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, tre ditë më parë të organizuar në rezidencën e saj.

Pjesëmarrës në darkë, ishin vetëm 16 persona, figurat kryesore të politikës të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, dhe staf i Ambasadës.

Siç duket në foto presidenti Ilir Meta ka shkuar në darkë me vajzën e tij të madhe, Borën.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi qëndrojnë të vetëm krah njëri-tjetrit.

Në anën tjetër, qëndrojnë krah njëri-tjetrit, kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa ambasadorja Kim, krahas fotove ka postuar një mesazh falënderues për krerët e politikës që ishin të pranishëm në përvjetorin e 244-t të SHBA.

“E nderuar të festojë 224 vjetorin e pavarësisë së SHBA me presidentin Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçin, Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet e mira dhe shpresoj që vitin tjetër të festojmë më shumë”, shkruan Kim.

Ambasada Amerikane organizoi festime më 1 korrik, ditë që ambasadorja Yuri Kim ftoi një grupim të vogël njerëzit në rezidencën e saj për të mbajtur festimet duke bërë bashkë krerët e politikës shqiptarë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sot festa e pavarësisë në SHBA, Meta letër urimi Donald Trump: Gëzuar 4 korrikun!

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi homologut amerikan Donald Trump me rastin e 244-vjetorit të pavarësisë së...

Close