X

Përplasje parazgjedhore për ‘kryeministrin shqiptar’ në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Ali Ahmeti do të dalë në opozitë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sërish ka shtruar çështjen që tashmë disa ditë është bërë temë debati, duke i pyetur publikisht krerët e partive maqedonase, përse në Maqedoninë e Veriut të mos ketë një Kryeministër shqiptar.

Kreu socialdemokrat Zoran Zaev, i cili i prin koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Besa, shprehet i bindur se BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ai thotë se ideja për Kryeministrin shqiptar është populiste.

“Janë duke e parë se po I humbin zgjedhjet, po rritet përkrahja për koalicionin tonë nga të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vend dhe në fillim të fushatës thonë “kushti – Kryeministër shqiptar”. Jo! Askush më nuk do ta kushtëzojë atdheun”.

Krahas debateve për Kryeministrin shqiptar, skena parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut tashmë disa ditë po “tronditet” edhe nga të ashtuquajturat “bomba”.

Në bisedat e përgjuara që për çdo ditë publikohen nëpër rrjete sociale protagonist janë krerë të lartë të dy partive politike maqedonase. Në këto biseda pretendohet se flitet për krime financiare, zhvatje, dhe krime zgjedhore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Gōditi gjyqtarin gjatë ndeshjes, policia ndalon futbollistin shqiptar

Një incident ka ndodhur gjatë ndeshjes Gramshi–Ada. Mbrëmjen e sotme policia ka shoqëruar në komisariat futbollistin e skuadrës së Adës...

Close