

Bajern Mynih nën drejtimin e Hansi Flik është kthyer përsëri në skuadrën dominuese me diferencë të thellë nga të tjerët në futbollin gjerman. Ekipi bavarez, pasi fitoi me diferencë ndaj ndjekësve një kampionat ku në pjesën e parë të sezonit kishte qenë thuajse gjithmonë në ndjekje, sot bëri të tijin edhe trofeun e dytë kombëtar, Kupën e Gjermanisë.
Në finale ndaj Bajer Leverkusen, pritej që ndeshja të ishte më e luftuar mes dy ekipeve, por diferencat mes tyre ishin të dukshme dhe në fund skuadra e Flik dominoi me shifrat 4-2. Alaba me një goditje dënimi të ekzekutuar me shpejtësi dhe Gnabri me një kundërsulm perfekt shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa në të dytën Levandovski u tregua i pamëshirshëm me dy gola të tjerë. Goli i Bender për Leverkusen dhe ai i Havertz me penallti në shtesë shërbyen vetëm për statistikë pasi në fund ishte Bajerni që ngriti lart trofeun.
Kësisoj, bavarezët vendosën diktatin në futbollin gjerman dhe tashmë duhet të presin më shumë se një muaj për ndeshjen e radhës, atë që do të luajnë në Ligën e Kampioneve ku tashmë shihen mes pretendentëve për të fituar trofeun. /
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Armando Sadiku transferohet te Bolivar në Bolivi
Reali kthehet në shina, fiton thellë ndaj Alaves, Benzema dygolësh
Atalanta, leksion futbolli Milanit, nuk përfiton Interi, kuqezinjtë kampionë dimri
Dështojnë Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni, Bayern Munich shans për t’u arratisur
Roma fitore në frymën e fundit, goli i Pellegrinit shpëton Fonsecan
Mbappe hedh dyshime për të ardhmen, mes PSG-së, Liverpoolit dhe Realit
Zidan me Covid-19, alarm te Reali: Vetëm 17 madrilenë të gatshëm për Alavesh!
E trishtë, ndahet nga jeta volejbollisti i njohur shkodran
Lini nje Koment