X

Milani i jep dorën “armikut” Juventus, mposht me lehtësi Lazion

Milani dhe Juventusi, janë rivalë të përjetshëm, por sot, kuqezinjtë e Piolit i kanë dhënë një dorë bardhezinjve për titullin kampion, pasi kanë mposhtur Lazion me rezultatin e thellë 0-3 në Romë. Calhanoglu shënoi golin e parë të sfidës, një supergol, duke i shokuar të gjithë.

Më pas, Ibrahimovic dyfishoi me penallti, duke mposhtur për herë të dytë në pjesën e parë gardianin shqiptar të Lazios, Thomas Strakoshën. Pritej reagimi i Lazios në pjesën e dytë, por e vështirë me mungesat në sulm që patën lacialët, ku më shumë në sy ra mungesa e Immobile.

Milani shënoi dhe një gol tjetër me anë të Rebic në pjesën e dytë dhe mori tre pikët e plota në Romë. Tashmë, Lazio është 8 pikë pas Juventusit dhe fatet e titullit kampion në Serie A, duket se janë vendosur./abcnews.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Chelsea fiton pastër ndaj Watfordit dhe rimerr vendin e katërt

Pas vetëm pak orësh në vendin e pestë, Chelsea mposhti Watfordin me rezultatin e pastër 3-0 dhe u rikthye sërish...

Close