X

Me fjalët më të ëmbla Olta Gixhari tregon se kur do të bëhet nënë


Në muajin maj Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo po qëndron në Spanjë me partnerin, foton e të cilit e ka ndarë vetëm së fundmi në rrjete sociale.

Megjithatë, bukuroshja preferon të vazhdojë ta mbajë të fshehtë portretin e babait të fëmijës së saj, teksa në rrjete sociale nuk mungojnë tashmë fotot e shumta me barkun e rrumbullakosur.

Aktorja ka publikuar një foto shumë të ëmbël, ku na ka zbuluar se ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë dhe tashmë pritjes së ëmbël po i vjen fundi.

“#32weekspregnant dhe këto janë pushimet tona të fundit në çift për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshoj jetën, dhe ne mezi po e presim”, ka shkuar Olta krahas fotos.

Ndryshimet në trupin e aktores janë tashmë mëse të dukshme dhe barku i saj vazhdon të rritet dita-ditës

Këto ditë, Olta ka shijuar pushimet në plazhet e Spanjës dhe në Instagram nuk kanë munguar fotot nga vendet e bukura.

Aktorja ka rrëfyer më herët se po e shijon në maksimum shtatzëninë dhe ndihet e bekuar me dhuratën më të çmuar që i ka dhënë Zoti.

Megjithëse flet shpesh për shtatzëninë dhe përgatitjet e shumta, Olta ende nuk ka ndërmend ta zbulojë gjininë e bebushit dhe duket se do të na lërë kuriozë edhe për disa kohë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ Era Istrefi e suksesshme jo vetëm si këngëtare por edhe me pamjen e re

Përveçse një këngëtare e suksesshme, Era Istrefi ka rënë në sy gjithmonë për stilin e veçantë që ka. Ajo eksperimenton...

Close