X

Juventus gjen “perlat” e CR7, fiton në derbi dhe marshon drejt titullit!

Është mbyllur takimi derbi mes Juventusit dhe Torinos, me “Zonjën e Vjetër” që ka triumfuar me rezultatin 4-1. Dybala, Cuadrado dhe Cristiano Ronaldo shënuan për bardhezinjtë e Sarrit, që marrin tri pikët e radhës.

Ndeshja nisi shumë mirë për Juventusin, me Paulo Dybalan që gjeti rrjetën që në minutën e tretë të sfidës. Ylli argjentinas shënoi një gol shumë të bukur, duke i hapur udhë suksesit bardhezi.

Në minutën e 42-të, Cuadrado dyfishoi për Juventusin, ndërsa Belotti me penallti në sekondat e fundit të pjesës së parë, çoi shifrat në 2-1.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 61-të, Cristiano Ronaldo gjeti golin me anë të një goditje dënimi, e para për Juventusin pas 43 tentativash. Ndërsa goli i katërt, ishte një autogol i Djidji në minutën e 87-të./

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Man. United fiton dhe parakalon Chelsean, rigjen suksesin edhe Leicester

Manchester United triumfoi me rezultatin e thellë 5-2 përballë Bournemouthit, duke marrë kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat, rezultate...

Close