X

Infermierja infektohet me Covid-19/ Karantinohet i gjithë reparti i gjinekologjisë

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë, ndërsa katër prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Sipas asaj që raporton Abc News, një prej katër personave të prekur është një infermiere, pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.

COVID-19 – Statistika (4 korrik 2020)

Testime totale 28409
Raste pozitive 2819
Raste të shëruara 1637
Raste aktive 1108
Humbje jete 74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 428
Durrës 199
Shkodër 164
Vlorë 115
Fier 46
Lezhë 59
Korçë 35
Kukës 20
Elbasan 16
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vrāu të moshuarën në vitin 2003, arrestohet shqiptari në Greqi

Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet për një vrāsje të kryer në vitin 2003. Shqiptari ishte futur...

Close