X

Infektohet me koronavirus e dashura e djalit të madh të Presidentit Trump


Mediat e huaja kanë shkruar mesditën e kësaj të shtune se e dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump, ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Kimberly Guilfoyle, është një ish-personalitet i televizionit “Fox News”, e lidhur me Donald Trump Jr.

51-vjeçarja Guilfoyle është izoluar menjëherë pasi zbuloi se testi i saj për Covid-19 rezultoi pozitivë, kanë shkruar mediat amerikane.

Përmes një deklarate për gazetën, Sergio Gor, shefi i stafit në Komitetin e fushatës së Trump, tha: Ajo po bëhet mirë dhe do të ritestohet për t’u siguruar që diagnoza të jetë e saktë, pasi është asimptomatike. Si një masë paraprake ajo do të anulojë të gjitha ngjarjet e ardhshme.

Donald Trump Jr u testua i painfektuar, por si një masë paraprake është gjithashtu vetizoluar dhe po anulon të gjitha aktivitetet publike.

Tashmë dihet se Guilfoyle është personi i tretë afër presidentit amerikan që del e infektuar me COVID-19, raportojnë media amerikane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
FOTOT/ Përmbytje në Japoni, dy vīktima, 75 mijë të evakuuar

Dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 75 mijë të tjerë janë evakuuar në Kumamoto dhe Kagoshima në ishullin japonez...

Close