X

I infektuar me koronavirus, ndahet nga jeta sportisti 38-vjeçar

Për shkak të infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës me anë të një njoftimi.

“Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja, Flamur Shasha. I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.

Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues

Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”, shkruhet në njoftimin e FKK-së.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kosova me dalje në det, shqetësohet media ruse: Shqiptarët tentojnë të bashkohen

Nuk ka mbetur pa reagime takimi i kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës pardje në Tiranë, edhe pse brenda...

Close