X

Gjermania njofton ndalimin e produkteve plastike njëpërdorimshme në të gjithë vendin

Gjermania ka njoftuar së fundmi se produktet plastike që përdoren vetëm një herë do të ndalohen në të gjithë vendin.

Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian miratoi një ligj që do të ndalonte përdorimin e plastikës njëpërdorimshme në të gjithë Bashkimin Evropian. Kjo direktivë synon që të zvogëlojë mbetjet në vendet anëtare.

Në përputhje me këtë mision, këtë javë Kabineti gjerman njoftoi se produktet plastike që përdoren vetëm një herë si pjata, pipa, kunja për pastrimin e veshëve, enë ushqimore apo gota e pjata plastike do të ndalohen në vend duke nisur nga 3 korriku i vitit 2021.

Ministrja e Mjedisit Svenja Schulze tha se njoftimi vjen si pjesë e një përpjekje të qeverisë për t’u larguar nga “kultura hedhëse”, raporton The Independent.

Për kontekst, rreth 20% e mbetjeve të mbledhura në të gjithë Gjermaninë është e përbërë nga produkte plastike njëpërdorimshme, siç janë kontejnerët e polistirenit.

Direktiva pranon që plastika me përdorim të vetëm janë bërë “gjithnjë e më të përhapura në jetën e përditshme” për qëllime, të cilat nuk janë të dizajnuara për ripërdorim ose riciklim me kosto efektive, do të thotë që modelet e prodhimit dhe konsumit të lidhura janë bërë gjithnjë e më joefikase dhe lineare “.

Schulze shtoi se “shumë produkte plastike me përdorim të vetëm janë përdorim i tepërt dhe jo i qëndrueshëm i burimeve” dhe “përveç kësaj, plastika përfundon shumë shpesh në mjedis ose në oqeane”.

Sipas studimit të bërë nga Agjencia Federale e Mjedisit, Gjermania grumbulloi 18.7 milion ton mbetje paketimi në 2017.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Koronavirusi/ Rriten lehtë fatalitetet dhe infeksionet në Itali

Rriten lehtë fatalitetet dhe infeksionet në Itali. 21 vìktima janë shënuar në 24 orët e fundit, duke çuar numrin në...

Close