X

FOTOT/ Përmbytje në Japoni, dy vīktima, 75 mijë të evakuuar


Dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 75 mijë të tjerë janë evakuuar në Kumamoto dhe Kagoshima në ishullin japonez të Kyushu, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.

Dhjetëra persona kanë mbetur pa shtëpi dhe rreth 13 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Agjencia meteorologjike kombëtare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Pamjet e publikuara tregojnë se si makinat janë përmbytur nëpër parkingun pranë një lumi. Edhe disa ura sipas të dhënave të mediave lokale janë shembur.

Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së shpejtë. Janë pezulluar të gjitha shërbimet e transportit hekurudhor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Shqipëria mund të shpëtohet nga Pandemia e Varfërisë!

Nga Jorida Tabaku/ Në një deklaratë të drejtpërdrejtë të pak ditëve më parë misioni i FMN-së i rikujtoi qeverisë Rama...

Close