X

Doli nga burgu për t’i “shpëtuar” koronavirusit por infektohet papritur, si u përhap virusi në Fier


Fieri regjistron 46 të infektuar ndërsa qytetarët duket se neglizhojnë masat.

Në një vëzhgim rastësor shihet dhe kuptohet qartë që qytetarët duken të shkujdesur, nuk mbajnë maska dhe nuk respektojnë distancimin.

Abc News raporton se arsyeja kryesore e kësaj neglizhence është se ata janë mësuar me idenë, se tashmë në këtë periudhë të temperaturave të larta, virusi ka më pak virulencë.

Një pjesë tjetër e madhe e qyteteve të Fierit, pavarësisht shifrave që vazhdojnë të rriten në mënyrë konstante, kanë dyshime për të besuar situatën e Covid-19.

Ndërkohë mësohet se Fieri ka patur edhe gjatë 24 orëve të fundit raste pozitive për covid-19.

Për sa i përket rasteve të reja të shfaqura ditët e fundit në qytetin e Fierit, pikërisht vatra e re e regjistruar në Patos ku një familje rezulton e prekur, mësohet se nusja e shtëpisë ka qenë e para që ka infektuar familjarët e saj pas një vizite tek babai i saj në QSUT.

Nga ana tjetër një tjetër rast i ri me virusin është një i burgosur i cili kishte dalë nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Fier gjatë kohës së pandemisë për të bërë karantinën në banesën e tij, pritej që ai të rikthehej tani për të vuajtur dënimin por me sa duket kjo gjë nuk do të ndodhë pasi i burgosuri rezulton i infektuar nga koronavirusi.

Dyshohet se edhe i burgosuri ka patur kontakte të shumta dhe zinxhiri i infeksionit të jetë i madh.

Institucioni i shëndetit Publik i këtij qyteti vazhdon të bëjnë hetimin dhe gjurmimin e kontakteve që kanë pasur këta të infektuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“E pamundur”, eksperti kinez: Metoda e imunitetit të tufës, do të çonte në një katastrofë globale

Një ekspert i lartë i shëndetësisë në Kinë, Zhang Wenhong, ka pohuar se do të ishte plotësisht e pamundur që...

Close