X

Chelsea fiton pastër ndaj Watfordit dhe rimerr vendin e katërt

Pas vetëm pak orësh në vendin e pestë, Chelsea mposhti Watfordin me rezultatin e pastër 3-0 dhe u rikthye sërish në vendin e katërt, duke parakaluar Manchester United.

Vetëm pak ditë pas humbjes ndaj West Hamit, djemtë e Lampard reaguan në mënyrë mjaft të mirë, duke zhvilluar një ndeshje perfekte në “Stamford Bridge” dhe duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28′ nga sulmuesi francez Olivier Giroud, i cili shfrytëzoi maksimalisht një pasim të Barkley, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë braziliani Willian dyfishoi shifrat nga pika e penalltisë.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu e dominuar nga “blutë e Londrës”, të cilët në minutat shtesë gjetën edhe golin e tretë me anë të mesfushorit anglez Barkley, ndërsa me tre pikët e sotme u ngjitën në kuotën e 57 pikëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Pas Bundesligës edhe Kupa, Bajern tani synon Champions

Bajern Mynih nën drejtimin e Hansi Flik është kthyer përsëri në skuadrën dominuese me diferencë të thellë nga të tjerët...

Close