X

Rritet numri i të infektuarve në Itali, ja sa ndërruan jetë 24 orët e fundit nga Covid-19

Italia gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një rënie të numrit të vìktimave, në krahasim me ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë Italiane bën me dije se, gjatë orëve të fundit janë shënuar vetëm 15 vìktima nga koronavirusi, për një total prej 34,833 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 223, duke e çuar në 241,184 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 384, duke shkuar në 191,467 numri i atyre që kanë fituar betejen me Covid 19 deri më tani.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
E paralajmëroi tre muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrāu në Durrës dhe Elbasan

Gazetari i ABC News, Artan Hoxha, ka qenë i pari që ka bërë lidhjen mes vrāsjeve të bujshme që kanë...

Close