

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka deklaruar se ka ardhur koha që mbajta e maskës edhe në rrugë të bëhet e detyrueshme me ligj.
I ftuar në “Zonë e Lirë” mjeku sqaroi se deri tani ka thënë që maska nuk mund të mbahet në rrugë, por sipas tij nëse qytetarëve nuk u bëhet shprehi ta mbajnë me vete, duhet të jetë me detyrim edhe në rrugë.
“Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjon mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë. Edhe sot them që të mos jetë e detyryar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të behet me detyrim edhe në rrugë. Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur, maska duhet të bëhet me detyrim”, tha Pipero, ndërsa theksoi se karantina nuk ka pse të rikthehet.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Zbardhet vendimi/ Artan Shkëmbi dekonspiroi operacionin gjerman për hetimin ndaj dy shqiptarëve për trafik kokaine, Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin e tij nga detyra
Çfarë pritet të ndodhë? Komiteti i Ekspertëve mblidhet të hënën për masa të reja
Aksident në rrugën e Rinasit/ Makina përplas motorin, plagoset shoferi
“Jam i dëshpëruar!” Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri
Covid-19 /Shënohen 37 raste të reja në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit
“100 dështimet e Ramës”/ Lulzim Basha: Beteja kundër drogës nuk është histori suksesi, raporti i OKB thotë se Shqipëria është vend origjine
Radhë kilometrike në doganën e Morinës
Basha mbledh drejtuesit politik të qarqeve, ja çfarë po diskutohet
Lini nje Koment