

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Në këtë takim, Kreu i Shtetit e ka uruar kryeministrin Hoti për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane.
Presidenti Meta dhe Kryeministri Hoti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, proceseve të përbashkëta integruese në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon.
Në këtë takim mësohet se Meta, theksoi se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, ka thënë presidenti.
Kreu i Shtetit shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.
Gjithashtu, Presidenti Meta inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, që kanë pasur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.
Meta theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. Presidenti i premtoi Kryeministrit Hoti se edhe kësaj vere do të promovojë më kënaqësi bukuritë natyrore të Kosovës dhe shprehu besimin se më shumë turistë nga Kosova do ta vizitojnë Shqipërinë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Ekzekutimi me 17 plumba i menaxherit të VIP-ave, zbardhen dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarje
“Ja fusja lekët në qese”, nipi i të ndjerës tregon si ua zhvati sanitarja Alldërvishi 8 mijë euro: Ankohej “më ke dhënë pak”!
50 Euro për të rruar një person, bëmat e Tires nuk kanë të sosur
Detaje të reja/ Misteri i arratisjes së Moisi Habilajt
Zhupa nxjerr shifrat: Propaganda e Veliajt me rininë
Në kërkim ndërkombëtar/ Nga Italia, policia zbuloi vendndodhjen e 43-vjeçarit në Vlorë nëpërmjet… Gruaja nuk e dinte që po i bënte “gjëmën” (Emri)
Video bën xhiron e rrjetit, të rinjtë shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë
Urgjenca Kombëtare bën bilancin: Në 2020 ndodhën 6248 aksidente rrugore me 159 viktima
Lini nje Koment