

Një 48 vjeçar është arrestuar në Shkodër, me ārmë me silenciator me vete, me të cilën dyshohet se do kryente një vrāsje.
Policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasin Gentian Bajramaj, me precedentë të mëparshëm penale, e që sipas policisë, dyshohet se është përdorur nga grupe krīminale për vrāsje me pagesë.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa i cili kishte ārmë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një vrāsje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mision i pamundur”, njofton policia.
NJOFTIMI
Finalizohet operacioni policor “Mision i pamundur”.
Parandalohet një ngjare e mundshme krīminale.
Nga Tirana në drejtim të qarkut Shkodër, me armë me vete dhe motomjet pa targa, vihet në pranga 48-vjeçari.
Policia i sekuestron një ārmë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje.
Dyshohet se ky shtetas është përdorur nga grupe krīminale për vrāsje me pagesë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa i cili kishte ārmë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një vr āsje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mision i pamundur”.
Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhūnë në familje.
Në momentin e kapjes, këtij shtetasi, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një ārmë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë luftarak.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar ārma e zjarrit dhe motomjeti pa targa.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me armë zjarri me silenciator dhe motomjet pa traga.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “ārmëmbajtja pa leje”.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
KE: Niveli i borxhit publik 79,9% më i lartë ndër vendet kandidate për tu integruar BE
Mehmetaj në Fier: Të rinjtë shohin zgjidhje vetëm ikjen nga vendi, më 25 prill të çlirojmë Shqipërinë nga kasta në pushtet që po i merr frymën
Të tjera përgjime të mafies italiane që pastron paratë në Tiranë
Paralajmëroi se do të ngrinte padi për shpifje, Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua dhe PD-në të themi të vërtetën!
Konflikt me thika në Vlorë/ Plagoset 42-vjeçari, autori në kërkim. Policia jep detajet e para të ngjarjes
Kryemadhi: Paratë e shqiptarëve shkojnë te duart e pak njerëzve dhe mafia, 92 ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh
Meta: U bashkohem lutjeve, që mirësitë e Zotit të bekojnë çdo familje shqiptare
“100 ditët e para të qeverisë së re”, Basha: Fund praktikave të ekonomisë kriminale
Lini nje Koment