X

Kreu i PD zbulon pse ambasadorja amerikane e thirri: “Zoti Luli Basha”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila para pak ditësh i është drejtuar në një mënyrë të pazakontë: “Zoti Luli Basha”. Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Basha u shpreh se sqarimin e ka bërë vetë Zonja Kim dhe shtoi se në komunikim me njëri-tjetrin ata flasin me emër.

“Pse Llulli Basha? Ajo e sqaroi vetë ajo, që ne përdorim emrat në komunikim. Pasi ajo tha që më thotë Luli dhe unë i them Yuri. Por nëse e do me batutë, kur i thonë Edit, Edvin dhe mua mund të më thonë Luli” – tha Basha.

Më tej Basha tha se kjo nuk është hera e parë që i kanë thënë Luli Basha, pasi edhe ambasadorët e tjerë e kanë thirrur në këtë mënyrë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Basha për deputetët e opozitës së re: Shumë prej tyre nënshkruan mosmarrjen e mandatit, u blenë

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka sulmuar deputetët e opozitës parlamentare. I ftuar në “Zonë e Lirë” Basha u shpreh...

Close