X

Foshnja dhe nëna të infektuar me koronavirus, shefja e Infektivit tek Pediatria: Sa fëmijë janë prekur gjithsej


Gjeorgjina Kuli, shefja e Infektivit të Pediatrisë tha sot se gjendja e foshnjës dy muajshe që ka shfaqur simptoma të Covid-19 është e stabilizuar bashkë me nënën e tij.

Ata në orët e fundit nuk kanë shfaqur shifra të larta të temperaturës, tha Kuli në një intervistë për gazetarët.

“Dhe nëna ka shenja të sëmundjes, të dy janë të hospitalizuar tek ne pasi fëmija është me gji. Janë në trajtim dhe observim nga mjekët. Për momentin, deri tani që flasim, gjendja është e stabilizuar”.

Kuli deklaroi se rreth 110 fëmijë janë prekur nga COVID-19 nga marsi por asnjë nga këta nuk ka kërkuar hospitalizim.

Duke shtuar se 25% e fëmijëve të prekur nga Covid-19 në Shqipëri janë aktivë, shefja e Infektivit të Pediatrisë tha se shpresa është që të mos ketë të tjerë që kanë nevojë për hospitalizim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi në Shqipëri, 2752 persona të infektuar në total

Në 24 orët e fundit 90 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Kështu, numri total i...

Close