X

E paralajmëroi tre muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrāu në Durrës dhe Elbasan

Gazetari i ABC News, Artan Hoxha, ka qenë i pari që ka bërë lidhjen mes vrāsjeve të bujshme që kanë tronditur Elbasanin dhe Durrësin përgjatë dy viteve të fundit.

I ftuar në studion e lajmave të ABC News, në datën 5 Maj gazetari Hoxha deklaroi se ekzekutimi i vëllëzërve në Durrës është i njëjtë me një sërë ekzekutimesh që janë bërë në shumë qytete siç është në Elbasan, ku në vitin 20198 në Bradashesh është goditur fuoristrata e Endrit Alibeajt, bashkë me xhaxhanë e tij dhe një shtetas rumun.

“Historia është e ngjashme me atë të Jan Prengës, ky grup vrāsësish që ka kryer vrāsjen e Durrësit i ndaluari akuzohet se ka kryer edhe vrāsje të tjera. Siç është vrāsja në Bradashesh ku udhëtonte Endrit Alibeajt (Dylgjeri), bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas turk, ku shenjestër ishte turku dhe Endriti, por fatmirësisht autorët nuk kanë goditur makinën tjetër që ishin familjarët.

Atentati tjetër ishte ai i korrikut të 2019 ku në fshatin Paper në aksin Elbasan-Peqin ku u është bërë atentat vëllezerve Brahio Klevi dhe Aldo ku humbi jetën Klevi dhe u plāgos rëndë vëllai i tij dhe në rastin konkret nuk u bë i mundur zbulimi i autorit. Gjithashtu atentati tjetër është Andi Zylifi i cili kishte ardhur në 10 dhjetor nga holanda dhe tre ditë më vonë është vrārë ai ishte kushuri i Endrit Alibeaj, gjithashtu në gusht të vitit 2019 Sherif Vlashi që është ekzekutuar sapo ka dalë nga banesa, sapo kishte ardhur në Shqipëri.

Të gjithë këto ngjarje Elbasan, Durrës dhe Peqin tregon se i njëjti grup ka goditur jo për llogari të vet, pasi nuk më rezulton se kanë një bandë mbi krye por funksionojnë në bazë të porosive, nëse do të ishte mbajtë pak më shumë i fshehtë emri i bashkëpuntorit Klevis Alla do të bëhej më i mundur zbulimi i pjestarëve të tjerë që kanë bërë një seri vrasjes.

E kam thënë dhe më parë se kemi të bëjmë me një grup ekzekutorësh që largimin nga skena e krìmit e kishim pa gjurmë përveç në rastin e Bradasheshit. Dhe në rastin e vrasjes së vëllezërve Haxhia ato nuk e dogjën makinën”, tha Hoxha.

Sot u mësua se, Talo Çela rezulton i shpallur në kërkim për disa vrāsje të bujshme të ndodhura pikërisht në këto zona të nxehta.

Çela ka qenë në kërkim dhe për një ngjarje tjetër të bujshme, siç ishte grabitja e 9 prillit në Rinas.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tre gjermanë në Pogradec preken nga COVID-19, dyshohet se e morën në Tiranë

Ditën e sotme në Pogradec u shënuan tre raste të reja me COVID-19. Mësohet se bëhet fjalë për 3 shtetas...

Close