X

Dyshimet për ndeshjen Bylis-Tirana, reagon FSHF: Po hetohet, kemi kërkuar informacion te “Bet Radar”

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për herë të parë në lidhje me dyshimet për ndeshjen e vajtjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Bylis dhe Tiranës. Qeveria e futbollit në vend bën të ditur se kanë nisur hetimet, teksa është kërkuar edhe informacion në kompaninë që bashkëpunon me UEFA-n në lidhje me bastet sportive “Bet Radar”.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim. Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova. Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen”, shkruhet në reagimin e Federatës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
EMRI/ Pjesë e grupit krìminal të trafikut të drōgës, shqiptari arrestohet në Bari

Karabinierët e Barit kanë arrestuar në Fasano, një qytezë pranë Barit, një shqiptar, që ishte pjesë e grupit kriminal të...

Close