X

Del ekspertiza e trupit të viktimës së 30-vjeçares: Kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë


Ka dalë ekspertiza e viktimës 30-vjeçare e cila u gjend e dekompozuar një ditë më parë së bashku më të ëmën 56-vjeçare në një apartment në Kombinat, ndërkohë që vajza tjetër është dërguar në urgjencën psikiatrike.

Sipas burimeve për Fax News nga ekspertiza bëhet e ditur se 30-vjeçarja kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë dhe mbahej në shtrat e mbuluar me jorgan, ashtu siç edhe u gjet edhe nga policia.

Sakaq është zbardhur edhe shkaku që ka çuar në vdèkjen e Zhaneta dhe Anisa Josifit, të cilat u gjetën mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vdèkjen e tyre e ka shkaktuar një argjërim i gjatë që ato kanë pasur, duke mos u ushqyer prej kohësh.

Muajin e fundit fqinjët kanë dyshuar se brenda kësaj banese diçka kishte ndodhur për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 33-vjeçares e cila shpërndahej në gjithë apartamentet.

Mësohet se banorët e shkallës ku jetonin nëna me dy vajzat kanë komunikuar me bashkinë se mendonin se era e rëndë vinte nga tubacionet e ujërave të zeza. Sipas dëshmive që ka mbledhur policia nga familjarë të Familjes Josifi, ata nuk kanë pasur asnjë kontakte me Anisën, vajzën që u gjet e pajetë që nga fundi i janarit, kohë kur dyshohet dhe që të ketë ndërruar jetë.

Mësohet se pavarësisht gjendjes së saj të rëndë, Blerta u ka komunikuar shkurtimisht grupit hetimor këto fjalë: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”. Ekspertët i kanë gjetur viktimat të lyera me vaj dhe uthull, që siç duket është një rit, me shpresën se ato një ditë do të ringjalleshin sërish.

Për të nxjerrë kohën ekzakte të vdèkjes së saj do duhet edhe një kohë më e gjatë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja vaji që e përdorte nëna me motrën tjetër për të mos u dekompozuar trupi dhe për të mos ardhur erë të keqe. Trupi ishte mbështjellë me shtroje dhe mbulesa të shumta.

Të treja gratë ishin dëshmitare të Jehovait, ndërkohë që më herët ishte ndarë nga jeta në Përmet dhe bashkëshorti i Zhanetës, i cili dyshohet se ishte themeluesi i degës së jehovait në Përmet, por nuk dihet ende nëse ndarja e tij nga jeta ka ndodhur përmes vetëflijimit.

Sipas dëshmive edhe nga grupi i hetimit, e para që ka ndërruar jetë ka qenë Anisa, pasi trupi i saj është gjetur i dekompozuar, ndërsa ajo është mbajtur në banesë, në pritje të rikthimit të saj në jetë. Si pasojë e mungesës së vazhdueshme të ushqyerjes, që u konfirmua dhe nga drejtori i Policvisë së Tiranës Rebani Jaupi, vetë Zhaneta dhe Blerta, po ashtu kanë kaluar ditë të vështira, që kanë çuar në humbjen e jetës së njërës prej tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Foshnja dhe nëna të infektuar me koronavirus, shefja e Infektivit tek Pediatria: Sa fëmijë janë prekur gjithsej

Gjeorgjina Kuli, shefja e Infektivit të Pediatrisë tha sot se gjendja e foshnjës dy muajshe që ka shfaqur simptoma të...

Close