

Qeveria britanike ka publikuar një listë, me 59 shtete, qytetarët e të cilëve nuk do t’u nënshtohen rregullave të karantinës nëse udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Ky rregull do të zbatohet që prej datës 10 korrik.
Shqipëria është lënë jashtë kësaj liste, çka do të thotë se çdo udhëtar nga Shqipëria, do të duhet të karantinohet për 14 ditë në një adresë që duhet ta deklarojë në aeroport. Në rast se nuk mund të karantinohet në një adresë private, shteti britanik do të sigurojë karantinën, kundrejt pagesës nga qytetarët.
Askush nuk mund të lërë banesën për periudhën 14 ditore, në të kundërt autoritetet do të aplikojnë gjoba të rënda.
Ndër vendet që përjashtohen nga rregulli i karantinës, janë edhe Serbia, Italia dhe Greqia.
Rregullat e reja, do të lejojnë qytetarët britanikë të udhëtojnë për pushime jashtë vendit, pa frikën se në kthim do të duhet të izolohen për një periudhë të gjatë.
Ditët e fundit, në vendin tonë është shtuar numri i personave të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave, çka duket se po i penalizon shqiptarët, për udhëtimet në BE, por tashmë edhe në Britani, ku do të duhet të karantinohen.
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Fauci apel: Kujdes, maskat dhe distancimi social të nevojshme edhe pas vaksinimit ndaj Covid
Tragjedi në Mesdhe/ 15 emigrantë afrikanë mbyten në det, në përpjekje për të shkuar në Europë
Fillon dënimi për Navalny, kritiku i Kremlinit transferohet në një burg jashtë Moskës
“Jam i dëshpëruar!” Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri
Ndodh edhe kjo/ Policia italiane sekuestron drogë në ambulancë, arrestohen kontrabandistët
Shkurti, muaji më i zi/ Në Shqipëri humbën jetën 416 qytetarë si pasojë e Covid-19. Qeveria refuzoi izolimin
Berisha nxjerr listën: Arbjan Mazniku merr 12 paga në muaj
Studimi/ Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin, rrymat oqeanike mund të ndryshojnë drejtimin dhe të prishin ekuilibrin e paqendrueshëm të klimës
Lini nje Koment