X

Basha për deputetët e opozitës së re: Shumë prej tyre nënshkruan mosmarrjen e mandatit, u blenë

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka sulmuar deputetët e opozitës parlamentare. I ftuar në “Zonë e Lirë” Basha u shpreh se pjesa më e madhe e deputetëve kanë nënshkruar që të mos marrin mandatin dhe më pas kanë ndërruar mendim.

Kryedmeokrati theksoi se shumë prej deputetëve u janë premtuar favore, dikujt i janë falur borxhet e të tjerëve u kanë thënë se do u nxjerrin vëllain nga burgu.

“Kemi njerëz që kanë nënshkruar lënien e mandateve, me dy ose tre përjashtime. Pastaj kanë ndodhur magjira të mëdha, dikujt i kanë falur borxhe, dikujt i janë premtuar favore, mos futje të vëllait në burg apo dhe nxjerrje të vëllait nga burgu, këta përbëjnë në masë të madhe, s’po them të gjithë, këta janë ata që ju i thoni opozita parlamentare. Këta, që duhet të ishin më të interesuarit për koalicion, dalin e thonë që s’duan koalicion. Këta janë Edi Rama, që hedh gurin dhe fsheh dorën, është i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
U vetëflijuan për t’u ringjallur, nënë e bijë do të përcillen për në banesën e fundit në Përmet

Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe vajza e saj, Anisa Josifi, 30-vjeç, do të prehen në banesën e fundit në qytetin e...

Close