X

Vetëvendosje: 30 vite më parë është shpallur Republika e parë e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje në 30-vjetorin e miratimit të deklaratës Kushtetuese, nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se sot 30 vite më parë u vu gurthemeli juridik për Republikën e parë.

Më 2 Korrik 1990, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën Kushtetuese, aktin politik dhe jurdik që shprehu kërkesën e popullit për liri dhe vetëvendosje politike.

Kjo datë reflekton ecjen historike dhe antagonizmin me një shtet okupator si Serbia. Pavarësisht tensionit dhe kërcënimeve të shumta, aty, atëherë, ata shpallën Republikën e parë të Kosovës”, thuhet në postimin e VV-së në rrjetet sociale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Greqi, konfirmohen 28 raste të reja

Është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi, teksa janë konfirmuar edhe 28 raste të reja. Këto...

Close