X

Turizmi në Divjakë me klithma mbijetese, Basha: Duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar këtë sektor!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Divjakë, ku zhvilloi takime me operatorë turistikë të zonës.

Operatorët iu ankuan Bashës, për numrin e pakët të turistëve dhe mungesën e ndihmës nga qeveria. Ata ishin pesimistë për vazhdimësinë e sezonit turistikë, duke qenë se të gjitha rezervimet nga turistët e huaj janë anuluar, për shkak se Bashkimi Europian mbylli kufijtë me Shqipërinë për muajin korrik.

“Të gjithë prenotimet që ishin nga muaji prill deri në muajin tetor, të paktën janë të gjitha të anuluara domethënë nuk ka asnjë rezervim”- ishte ajo çfarë njëri prej pronarëve të resorteve i tha z. Basha.

Kriza ekonomike e shoqëruar me taksat e larta dhe mungesën e turistëve, ka shkaktuar dhe largimin nga puna të mijëra punonjësve të sektorit të turizmin në gjithë bregdetin shqiptar.

Jemi kthyer nga të gjitha edhe roje, mos ta harrojmë edhe këtë pjesë tani. Çdo gjë ka vajtur aq sa skemi çfarë… Situata është shumë e keqe. Përgjysmimi i punonjësve po ashtu. Sytë i kemi nga rruga në këto momente s’jemi duke mbajtur dot personelin vetëm një kamarier, një banakier dhe një kuzhinier, kur vjet kemi qënë 8 veta në punë vetëm pjesa e guzhinës edhe shpenzimet, ku fut drita edhe në mes e kur fut shumë gjëra të tjera pastaj i bie që do vëmë prapë nga xhepi. Nuk e dimë as vetë pse po rrimë hapur. Se si do vejë kjo situatë. Ne ndonjë dritë të bardhë nuk po shohim”- kështu u shpreh një pronar tjetër hoteli.

Java është krejtësisht bosh për restorantet dhe hotelet e zonës. Shpresë ata mbajnë vetëm të fundjava, ditë kur shqiptarët e Kosovës apo turistë që vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, vijnë për të shijuar pushimet. Si të mos mjaftonte mungesa e pushuesve, taksat, këta sipërmarrës po i paguajnë një më një, duke thelluar akoma dhe më gropën financiare ku ata ndodhen.

Shteti i do të gjitha, kurse ne jemi në vështirësi. Vitet e tjera kemi patur shumë bashkëpunim me agjenci udhëtimesh dhe në këtë periudhë ditët e tjera të javës përveç së shtunës edhe të dielës i kishim të plotësuara me turistë të huaj edhe me vendas, me grupe domethënë me agjenci të udhëtimeve prandaj ishim të qetë nga pjesa e xhiros edhe likujditeteve, por sivjet është shumë e vështirë. Xhiroja vetëm të shtunën edhe të dielën ka mbetur,e shtunë edhe e diela nuk del vetëm për likujdimet e energjisë elektrike, e rrogave të punëtorëve ,e kostot janë, rriten vit pas viti, kurse ne qëndrojmë në vend me çmimet .Në qoftë se ne sivjet, ne dalim jek e jek do jemi shumë të lumtur.”

Parashikimet për bilancin e këtij sezoni janë akoma dhe më të errëta. Edhe ata më optimistët shpresojnë ta mbyllin këtë sezon në 50 përqindëshin e fitimit të vitit të kaluar.
“Shumë keq. Më varfër s’ka bërë vaki kurrë… Do vemë te 50% a jo! Do shkojmë apo s’do shkojmë!

Lulzim Basha: Duhet bërë gjithçka që ta shpëtojmë sektorin e turizmit nga kjo krizë sepse rënia e turizmit do të thotë, e fut edhe më thellë në gropë ekonominë. Gjërat janë të lidhura zinxhir, e këtu nuk është këputur në një vend, është këputur në disa vende zinxhiri e të vetmit që bëjnë hajër janë 5-6 veta. Vetëm atyre iu hapen dyert.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Zbulohet dokumenti i senatit të ShBA për dialogun Kosovë-Serbi, mbajtjen e trupave dhe rolin e Rusisë

Komiteti i Senatit Amerikan për Forcat e Armatosura ka publikuar në faqen e vet zyrtare një dokument ku theksohet se...

Close