X

Tre humbje jete në Spitalin Infektiv, shkon në 69 numri i viktimave nga Covid-19


Shkon në 69 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

“Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha ministria.

Sipas ministrisë, harta e humbjeve të jetës është si më poshtë:

Qarku Tiranë 38,

Durrës 11,

Fier 5,

Vlorë 2,

Shkodër 10,

Kukës 1,

Elbasan 2

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, LAJME
Sot u konfirmuan 82 raste me koronavirus, këto janë qytetet problematike

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orët e fundit nga 368 teste...

Close