X

Të shtëna me armē zjārri pranë një hoteli në Durrës

Të shtëna me armē zjārri janë regjistruar këtë pasdite në lagjen numër 13 të Durrësit. Për pasojë e të shtënave me armē, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Pranë një hoteli, janë gjetur deri tani pesë gëzhoja.

Policia ka identifikuar autorin Alvaro Istrefi nga Shijaku që ka shtënë në ajër dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij.

Mësohet se katër persona janë përfshirë në konflikt në afërsi të një hoteli tek ura e Dajlanit. Njëri prej tyre ka qëlluar në ajër. Ndërkaq, tre personat e tjerë janë shoqëruar nga policia dhe është shpallur në kërkim Alvaro Istrefi që ka qëlluar në ajër.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Turizmi në Divjakë me klithma mbijetese, Basha: Duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar këtë sektor!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Divjakë, ku zhvilloi takime me operatorë turistikë të zonës. Operatorët iu...

Close