X

Rruga Milot-Fier, Basha: Nuk do të realizohet kurrë, është një aferë korruptive e qeverisë në ikje


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur projektin e rrugës Milot- Fier një projekt vjedhjeje. Teksa është takuar më operatorët turistikë në Divjakë, Basha u shpreh se kjo rrugë nuk ka asnjë shans të realizohet e shton se do të mbetet thjesht një projekt imagjinar.

U bëj thirrje të heqin dorë nga ky hesap pa hanxhinë, biznesmenëve, që të vijnë nga të duan, se nuk kanë asnjë shans për ta marrë. Një nga ligjet e para që ne do të bëjmë do të jetë Ligji Antimafia, siç është edhe ky pseudotender 1.2 miliardë euro dhe vepra të tilla korruptive”, tha kreu i PD.

Më tej Basha u shpreh se qeveria e ardhshme nuk ka për ta njohur këtë projekt, të cilin e quan korruptiv.

“Tani do t’u them dhe diçka tjetër, se cili është prioriteti i kësaj qeverie, e cila në vend që t’I dedikohet çdo sekondë, çdo qindarkë për të pamundurit, e keni parë çka bërë dje? Ka dhënë koncension 1.2 miliardë euro për rrugën imagjinare Milot – Fier. Them imagjinare, sepse një pjesë e kësaj ruge është ndërtuar. E mbani mend Ramën kur thoshte rrugë rrugë rrugë… Pra, një qeveri në ikje që jep 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare . E kam thënë që qeveria e ardhshme nuk ka për të njohur asnjë prej këtyre vendimeve”, u shpreh Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/