

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur sot alarmin.
Në një njoftim për mediat, AKU kërkon që qytetarët të marrin bukën të paprerë, pasi prerja e bukës është një proces ndërhyrje mekanike që sjell prishjen e “guackës mbrojtëse” të këtij produkti ushqimor ndaj kontaminimit të mundshëm.
Më tej shtohet se referuar opinionit të specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, argumentohet se prerja e bukës sjell ngurtësimin dhe ulë cilësinë e saj.
Vlen të përmendet edhe fakti se gjatë prerjes në feta rritet sipërfaqja e bukës dhe në kushte temperature më të lartë se 30 gradë celsius, rrezikohet formimi i myqeve dhe toksinave të dëmshme, si dhe kontaminimi ambiental i mundshëm.
Njoftimi i AKU:
NË VËMENDJE TË KONSUMATORËVE ️ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bazuar në opinionin e specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, sjell në vëmendje të Konsumatorit këshillën që produkti bukë të blihet i paprerë në njësitë e tregtimit të këtij produkti ushqimor.
Prerja e bukës është një proces ndërhyrje mekanike që sjell prishjen e “guackës mbrojtëse” të këtij produkti ushqimor ndaj kontaminimit të mundshëm, si dhe prishjen e strukturës kimiko-fizike, duke ndryshuar cilësinë apo vetitë e produktit ushqimor, të tilla si: vlerat ushqimore, aroma, shija, etj.
Gjithashtu, referuar opinionit të specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, argumentohet se prerja e bukës sjell ngurtësimin e saj, tuli i bukës bëhet më i ashpër, lagështia pakësohet, duke humbur kështu freskia e produktit ushqimor, pra ulet cilësisë e tij. Ekspertët e shpjegojnë: Së pari, me faktin e ndryshimit të konformacionit molekular të niseshtesë në 30 minutat e para pasi është prodhuar produkti; si dhe Së dyti, aroma vazhdon të zhvillohet ndërsa produkti është në proces ftohjeje.
Nga prerja e bukës ndodh ndërprerja e këtyre dy proceseve dhe për pasojë do të kemi një bukë të thatë pa porozitetin e duhur dhe me nivel lagështie të ulët. Gjithashtu, aromat karakteristike të këndshme të bukës rrezikojnë të mos formohen apo të zhduken, si pasojë e oksidimit të përbërësve kryesor.
Vlen të përmendet edhe fakti se gjatë prerjes në feta rritet sipërfaqja e bukës dhe në kushte temperature më të lartë se 30 gradë celcius, rrezikohet formimi i myqeve dhe toksinave të dëmshme, si dhe kontaminimi ambiental i mundshëm.
Për sa më sipër, prerja e bukës në feta për t’ u tregtuar më pas në vetë subjektin prodhues, apo në subjekte të tjerë tregtues, NUK REKOMANDOHET.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
KE: Niveli i borxhit publik 79,9% më i lartë ndër vendet kandidate për tu integruar BE
Mehmetaj në Fier: Të rinjtë shohin zgjidhje vetëm ikjen nga vendi, më 25 prill të çlirojmë Shqipërinë nga kasta në pushtet që po i merr frymën
Të tjera përgjime të mafies italiane që pastron paratë në Tiranë
Paralajmëroi se do të ngrinte padi për shpifje, Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua dhe PD-në të themi të vërtetën!
Konflikt me thika në Vlorë/ Plagoset 42-vjeçari, autori në kërkim. Policia jep detajet e para të ngjarjes
Kryemadhi: Paratë e shqiptarëve shkojnë te duart e pak njerëzve dhe mafia, 92 ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh
Meta: U bashkohem lutjeve, që mirësitë e Zotit të bekojnë çdo familje shqiptare
“100 ditët e para të qeverisë së re”, Basha: Fund praktikave të ekonomisë kriminale
Lini nje Koment